Ish-zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris i ka uruar shërim të shpejtë, ish-presidentit Joe Biden, pas diagnozës me kancer të prostatës.
Ajo shprehet e pikëlluar për këtë lajm, por thotë se Bideni do ta përballokë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që gjithmonë kanë përcaktuar jetën dhe udhëheqjen e tij.
“Doug dhe unë jemi të pikëlluar kur mësuam për diagnozën e kancerit të prostatës të Presidentit Biden. Ne e mbajmë atë, dhe gjithë familjen e tij në zemrat dhe lutjet tona gjatë kësaj kohe. Joe është një luftëtar - dhe unë e di se ai do ta përballojë këtë sfidë me të njëjtën forcë, qëndrueshmëri dhe optimizëm që kanë përcaktuar gjithmonë jetën dhe udhëheqjen e tij. Shpresojmë për një shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka thënë Harris, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.