Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Nelson Semedo, është liruar nga spitali pas lëndimit në kokë që e mori këtë vikend në ndeshjen ndaj Eibarit në La Liga.
Ai u desh të zëvendësohej nga Moussa Ëague në pushim të pjesës së parë në Ipurua, por tani është mirë dhe nuk ka probleme, shkruan Marca.
"Nelson Semedo ka kaluar me sukses testet e kërkaura për lëndimin në kokë të cilin e pësoi kundër Eibarit të dielën, dhe është liruar nga spitali", thuhet në komunikatën e Barcelonës.
"Lojtari kthehet te Barcelona që të vazdhojë me protokolin e vendosur në këto lloje rastesh, dhe kthimi i tij në stërvitje do të monitorohet".