Producentja e “Big Talk”, Hana Selimi, ka folur për takimin e Santianës me të dashurin e saj.
Ajo është shprehur se më mirë do të ishte që i dashuri i saj të shfaqej me fytyrë, shkruan Klankosova.tv.
“Mendoj që e udhës kishte me qenë që të shfaqej me fytyrë, mos të lërë vend për paragjykime edhe për të, për Lirimin që nuk e njohim, por që ai ka vendosur mos të shfaqet”, tha ajo.
Selimi tutje tha se në takimin e tyre nuk pa diçka, pos siç u shpreh ajo, vajtimit të Santianës.
“Brenda takimit të tyre nuk është që kam parë diçka, përpos vajtimin të Santianës, që e ka paraprirë që mos t’ia thotë ndonjë fjalë Lirimi, mendoj ka filluar me vaj që të lërë një hapsirë për mosgjykim”, tha ajo.
Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: