Lajmet e fundit

Bota sot është shumë e dhënë pas selfieve, kjo s’ka dyshim. Mirëpo, edhe të bërit shumë fotografi të vetes është e dëmshme. Në fakt do t’iu bëjë më shumë keq se sa mirë, dhe është e njëjtë sikur të tymosni shumë cigare apo të bëheni i alkoolizuar.
Ja disa nga arsyet se pse selfiet llogariten të dëmshme:
Selfiet shkaktojnë varësi
Në përpjekje për të realizuar selfien perfektë për profilin tuaj në instagram apo facebook, ju do të realizoni shumë fotografi dhe kështu bëheni të obsesionuar. Shembulli më i mirë i kësaj punë është historia e djaloshit të quajtur Danny Bowman i cili tentoi të vetëvritej për shkak se nuk mundit që ta realizojë fotografinë perfektë të vetes edhe pse përpiqej nga 10 orë në ditë. Mamaja e tij ia shpëtoi jetën, dhe tani ai jeton duke u rehabilituar dhe duke u mësuar që të jetojë pa telefonin e tij.
Selfiet ua dëmtojnë lidhjet tuaja
A e keni ditur se nëse postoni shumë fotografi miqtë tuaj do të fillojnë të mos ju pëlqejnë më. Puna e të bërit shumë selfie mund t’ua dëmtojë raportet që i keni në jetë. Ky është një konkluzion i Universitetit Heriot Watt në Edinburgh, transmeton Klan Kosova.
Është sëmundje apo çrregullim
Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë, njerëzit që publikojnë shumë selfie vuajnë nga një çrregullim dhe quhen selfitis.