Lajmet e fundit

Fadil Vokrri dhe Davor Suker janë dy legjenda të Ballkanit, të dy dikur sulmues të shkëlqyer, ndërsa tani në krye të federatave respektive të futbollit.
Dikur në brohoritjet e tifozëve, sulmuesit që shkëlqenin në fushat e blerta të viteve të 80-ta, u takuan në Loro Boriçi në Shkodër, ku shfrytëzuan rastin për të bërë një selfie. Me ta ishte edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci, transmeton Klan Kosova.
Vokrri gjatë karrierës ka luajtur për Fenerbahce, Partizan dhe disa klube franceze, por gjurmët më të mëdha i ka lënë në Prishtinë, duke shënuar 121 gola në 300 ndeshje.