Selena Gomez ka folur për albumin e saj të ri.
Gjatë një video live në Instagram kohën e fundit, këngëtarja 26-vjeçare foli rreth videoklipit të ri për këngën “I Can’t Get Enough” me Benny Blanko, Tainy dhe J.Balvin, dhe siguroi fansat se albumi i saj i ardhshëm do të jetë gati së shpejti, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam aktualisht në studio dhe po shkon shumë mirë”, tha Selena.
“Jam duke u përpjekur të jem vërtetë e zellshme dhe e durueshme në gjithçka. Ju dua shumë. Albumi po vjen shumë shpejt”, shtoi ajo.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.