Lajmet e fundit

Selena Gomez dhe Taylor Swift njihen për miqësinë e tyre të fortë, shumë herë ka ndodhur që në rrjetet sociale të bëjnë dedikime për njëra tjetrën.
Sërish njësoi veproi Selena duke e mbështetur shoqen e saj për turneun e Swift që pritet të ia filloj së shpejt, njofton Klan Kosova.
Ndërsa forma që e ka mbështetur është shumë e lezetshme, ajo për shëtitjen e saj ka veshur një bluz ku tregon për turneun e Swift.
Gomez tash e një kohë nuk ka qenë e pranishme në media për shkak të rehabilitimit të saj.
