Selena Gomez duket se edhe xhinset duhet t’i ketë të markave të njohura që kanë çmime marramendëse.
Këngëtarja 27 vjeçare e “Lose You to Love Me” është parë në Londër e veshur me xhinse dhe një xhaketë po ashtu nga materiali i xhinseve që në total veshja e saj kushton hiç më pak se 4000 dollarë.
Xhinset e Gomez ishin të markës së njohur Louis Vuitton (1280 dollarë), derisa edhe xhaketa ishte po ashtu nga marka e njohur franceze që kushton 2550 dollarë.
Por, aktorja dhe këngëtarja duket se kishte vendosur që veshjen e saj të kompletojë edhe më një palë çizme po nga Louis Vuitton (1480 dollarë), derisa pallton me dizajn nga lëkura e kafshëve e kishte zgjedhur nga marka Mango (300 dollarë).
Gjithë pamjen e saj që ngjante me stilin e viteve ’90, Gomez e kishte kompletuar me një palë syze të vogla, derisa u pa që ajo kishte bërë edhe ndryshime në flokët e saj që tashmë i ka me balluke.
Megjithatë, duket se etiketat e çmimeve jo gjithmonë kanë rëndësi për Selena Gomez – ajo është parë jo rrallë herë edhe me veshje që kushtojnë shumë më pak se sa ato që zakonisht blejnë yjet.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.