Tashmë e ka lansuar albumin e ri i treti në radhë, mirëpo sukseset e Selena Gomez nuk kanë të dalur edhe këtë fillim vit.
Ajo tashmë ka zënë vendin e parë në tabelën "Billboard 200", sipas Neislen Music.
Suksesi në tabelë erdhi menjëherë pasi këngëtarja dhe aktorja, arriti të zë vendin e parë në tabelën e “Billboard Hot 100” me këngën “Lose You To Love Me”, shkruan Daily Mail, përcjellë Klan Kosova.
Triumfi i saj në tabelën e “Billboard 200” bazohet në periudhën javore (10-16 janar). Ndërsa, ky pozicion bazohet në kombinimin e shitjeve të albumit me atë të transmetimit.
"Është zyrtarisht jashtë! Unë isha pak në siklet duke kërkuar aq shpesh që ju të transmetoni ose blini albumin tim. Ndihej joautentike. Ju faleminderit kaq shumë që keni bërë diçka kaq personale për mua, një moment që nuk do ta harroj kurrë. Gjithë sa dua me të vërtetë është që ju të gjithë të shijoni muzikën dhe të përhapni dashurinë", ka shkruar në Instagram, Selena.
Nga 112,000 njësi të Rare, 53,000 ishin shitjet e albumit dhe 3,000 ishin shitje ekuivalente.
https://www.instagram.com/p/B7mpRIBDnmN/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.