Pasi Selena Gomez hodhi dy këngë të reja këtë javë - që të dyja në dukje i referohen marrëdhënies së saj së dikurshme me Justin Bieber - këngëtarja pranon që ajo do të donte që ai t’i dëgjonte ato, veçanërisht baladën “Lose You to Love Me.”
"Po, unë [dua që ai të dëgjojë]," zbuloi ajo në një intervistë në Zach Sang Show, njofton Klan Kosova.
"Dhe këtu është e gjithë çështja: të jesh në gjendje të thuash diçka vetë dhe të jesh në gjendje të thuash diçka që në të vërtetë është e bukur."
Ylli 27 vjeçar publikoi të mërkurën këngën – së bashku me një video muzikore bardhë e zi të bërë vetëm me iPhone - dhe kënga duket se është një një letër “Dear John” për Bieber, që është i martuar me 22 vjeçaren Hailey Baldwin.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.