Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë.
Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një 25 vjeçar.
“Prishtinë 25 qershor 2024 - Sot rreth orës 18:00, Policia e rajonit të Prishtinës, ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj. Një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 7.65mm, si dhe katër copë fishekë”.
“Sekuestrimi rezultoi pas ndalimit dhe kontrollit të detajuar që i' u bë një të dyshuari në rrugën “Selami Pulaha”, në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit; V. S, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale "Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës", dhe i njëjti u procedua më tej”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
[caption id="attachment_2333902" align="aligncenter" width="574"]Fotografi e publikuar nga Policia e Kosovës[/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.