Janë sekuestruar tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Podujevës.
Në njoftimin e policisë thuhet se një person, tashmë i dyshuar, kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri, përcjell Klankosova.tv.
“Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Podujevës, dje në orët e pasdites kanë sekuestruar tri armë zjarri dhe municion, në fshatin Llapashticë e Poshtme”.
Operacioni policor është ndërmarrë në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, pasi nga ana e hetuesve është identifikuar lokacioni dhe personi i dyshuar, i cili kishte postuar në rrjete sociale fotografi me armë zjarri”.
“Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme policore ndërkohë që ndaj personit të dyshuar: E.M mashkull, i mitur është iniciuar rast për armëmbajtje pa leje dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 24 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
[caption id="attachment_2381606" align="aligncenter" width="804"] [/caption]
●●●
Shpërndaje këtë artikull
G
SHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.