Lajmet e fundit

Është raportuar se drejtori i një kompanie private ka deponuar monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia ka bërë të ditur se monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, përcjell Klankosova.tv.
“Ankuesja kosovare, zyrtare e bankës ka raportuar se me datë 27.06.2023 drejtori i një kompanie private ka deponuar një sasi prej 2x1155 € monedha metalike, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar për ekzaminime dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.