Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 302 bimë kanabisi në Himarë, derisa sipas njoftimit, janë sekuestruar 121 kilogramë bimë kanabisi në proces tharjeje.
Sipas Policisë, janë identifikuar dy të dyshuar, derisa janë shpallur në kërkim, transmeton Klankosova.tv.
Po ashtu materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.