02.08.2016 · përditësuar para 3634 dite1 min lexim
Ai është ëndrra e shumë vajzave dhe njëri ndër aktorët më të spikatur të momentit.
Ylli i filmit Magic Mike, Channing Tatum, do ta luajë rolin sirenës në filmin e vitit 1984 “Splash”, që do të ribëhet në një version më të ri. Në këtë projekt të ri, Tatum do ta luajë rolin që dikur e luante aktorja Darryl Hannah, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Filmi origjinal, kishte në kastin e aktorëve të famshmin Tom Hanks, i cili kur ishte fëmijë kishte rënë në det e më pas ishte shpëtuar nga një sirenë, të cilën e takon 20 vjet më vonë.
Tatum që në film do të jetë sirenë, do të luajë përkrah aktores Jillian Bell, me të cilën ka edhe një paraqitje në komedinë e vitit 2014, “21 Jump Street”.
Filmi Splash i vitit 1984, ishe nominuar edhe për çmimin Oscar, për skenarin më të mirë origjinal.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.