Lajmet e fundit

Më poshtë mund gjeni disa nga sekretet se si të dukeni dhe të ndiheni më të rinj:
Kremë zbutës për lëkurën tuaj
Krema e lagësht për zbutje ndihmon lëkurën tuaj që ajo të duket më e re pasi ajo vepron në linjat e errëta si dhe ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut. Nëse keni një lëkurë të yndyrshme atëherë përdorini kremë nga vaji i ullirit, i cili do të bëjë që lëkura juaj të duket më e re. Nëse përdorimi i zbutësit ju bën që të ndiheni të rëndë dhe të yndyrshëm, atëherë është koha për të kaluar tek një tjetër.
Qëndro larg nga dielli
Mbani veten larg nga dielli sepse ajo qon në probleme, si kanceri dhe plakja e parakohshme. Qëndroni larg nga dielli sa më shumë që të mundeni. Mbani një çadër ose përdorni kremra mbrojtëse nga dielli para se të ekspozoheni ndaj tij.
Pini shumë ujë
Siç është e njohur, uji ndihmon trupin për të kryer të gjitha funksionet trupore, dhe për këtë arsye mungesa e tij në sistem mund të pengojë veprimin e tij. Pirja e të paktën 10 gotave ujë ndihmon në rimëkëmbjen e qelizave të vdekura në sipërfaqen e lëkurës suaj dhe në këtë mënyrë ju ndihmon që të dukeni më të rinj.
Përdorni krem për sy
Lëkura nën sy dhe rreth syve është gjëja e parë që duhet të kontrolloni për shkallën e plakjes suaj. Kjo zonë është ajo e cila tregon zonat e plakjes. Duhet të kujdeseni më së shumti për këtë pjesë se pjesët tjera të trupit , nëse ju doni të dukeni më e re.
Mirëmbajini flokët tuaj
Pavarësisht moshës suaj, në qoftë se flokët tuaj janë të dëmtuar, ato do t’ju bëjnë që të dukeni më të vjetër. Ju duhet të këshilloheni me stilistët, në mënyrë që të rifreskoni flokët tuaj. Hani ushqim të shëndetshëm dhe bëjini masazh kokës tuaj çdo ditë para se të shkoni në shtrat.
Mbajini dhëmbët tuaj të bardhë
Dhëmbët e bardhë ju bëjnë të dukeni më të shëndetshëm dhe më të rinj. Ato kanë tendencë për t’u bërë me njolla me kalimin e kohës, dhe për këtë arsye është e rëndësishme për të vizituar dentistët sa më shpesh, me qëllim për t’i mbajtur ato të bardhë dhe të shëndetshëm.