Për të festuar ditëlindjen e saj, Emma Morano bëri atë që bëjnë shumë njerëz: festoi ditëlindjen e saj të 117 me torte dhe qirinjë, transmeton Klan Kosova.
Por për shkak se për zonjën Morano e cila i bëri 117 vjet dhe konsiderohet si personi i vetëm i gjallë në botë që ka lindur në shekullin XIX, ditëlindja e saj nuk mund të ishte private.
Disa pjesë nga ceremonia e ditëlindjes së saj u transmetuan drejtpërdrejt në televizionin italian RAI.
Miq të saj u mblodhën në apartamentin e saj të vogël në qytetin Verbania, ku ajo jeton vetëm, për të shënuar ditëlindjen e saj me një tortë të madhe.
Morano u lind në nëntor 1899, 4 vite para se vëllezërit Wright të ngriheshin në fluturim.
Ajo konsiderohet si njeriu më jetëgjatë në botë dhe ka jetuar në 3 shekuj, dy luftëra botërore dhe më shumë se 90 qeveri italiane.
Në një intervistë për “Corriere della Sera”, kohë më parë ajo tregoi se i fejuari i saj ishte vrarë në Luftën e Parë Botërore dhe se më pas ishte detyruar të martohej më një burrë që nuk e donte.
Në vitin 1938, ajo e dëboi burrin e saj abuziv nga shtëpia, duke u bërë mbase femra e parë në Itali që e bënte këtë.
Por cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj?
Mjeku i Emmës, Carlo Bava tha se ajo hante dikur 3 vezë në ditë, dy të gjalla dhe një të skuqur.
Tashmë Bava shpjegon se ajo ha vetëm dy vezë të gjalla në ditë, shumë pak perime dhe fruta, me vezët që nuk mungojë kurrë ditë pas dite.
https://www.youtube.com/watch?v=Q9KiGZSOv0o
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.