Lajmet e fundit
Në gjeneratën e sotme fotot janë shumë të rëndësishme për vet faktin se janë prezente kudo, në shpërndarjen e lajmeve, ilustrimin e një fakti, në rrjetet sociale etj.

Ky i fundit ju merr shumë kohë duke zgjedhur foton e duhur dhe duke u përpjekur të realizoni një sa më të bukur. Tani imagjinoni fotot e bëra në shtëpinë tuaj, të cilat thonë shumë për të.
Po ju tregojmë disa sekrete si shtëpia juaj të jetë fotogjenike dhe gjithashtu të jetë më e bukur për syrin tuaj.
Mbajeni pastër- Kjo nuk përfshinë vetëm të pastroni pluhurat dhe rrëmujën, por edhe të largoni çdo orendi të tëpert që qëndron sipër mobiljeve.
Lule të freskëta- Është e pabesueshme se çfarë pamje mund t’i japin shtëpisë suaj disa lule të freskëta. Ngjyra e ndezur dhe vitaliteti i tyre do të krijojnë një pamje ideale dhe fotogjenike.
Shtoni libra- Nuk është ndonjë shkencë, por vendosja e disa librave mbi sipërfaqet e mobiljeve mund të krijojë atë dorën e fundit të arredimit.
Tabaka- Merrni një tabaka monokrome dhe vendosni mbi të libra, një vazo lulesh dhe një objek tjetër të vogël sipas dëshirës.
Një detaj të kuq- Mund të mos ju pëlqejë ngjyra e kuqe, por mos e nënvlerësoni fuqinë e saj. Jo më kot ambulancat kanë ngjyrë të kuqe, sepse kjo ngjyrë tërheqë shumë vëmendjen.
Krijoni thellësi- Mbi komodinë objekti më i zakonshëm është abazhuri, shtoni një vazo paksa të thellë, por në vend që ta vendosni atë përballë abazhurit vendoseni në të djathtë.