Lajmet e fundit

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, ka njoftuar se ka pasur një bisedë më presidentin serb, Aleksander Vuçiq.
Përmes një postimi në X, Rutte e konsideroi bisedën me Vuçiq si një “thirrje të mirë”, shkruan Klankosova.tv
Ai u shpreh se mezi pret që ta takojë presidentin serb në Bruksel.
“Është kaq e rëndësishme që ne të vazhdojmë të punojmë së bashku për të mbështetur stabilitetin në të gjithë Ballkanin Perëndimor - duke përfshirë partneritetin e NATO-s me Serbinë”, shkroi Rutte.