Sekretari i Jashtëm indian, Vikram Misri dha një konferencë të shkurtër, rreth shpërthimeve të fundit në Indi.
Ai thotë: “Gjatë orëve të fundit ka pasur shkelje të përsëritura të mirëkuptimit që arritëm në fillim të mbrëmjes. Kjo është një shkelje e armëpushimit të arritur më herët sot".
Misri thotë se forcat e armatosura të Indisë "po japin një përgjigje të duhur" dhe ai e përfundoi konferencën e tij duke "i bërë thirrje Pakistanit që të adresojë këto shkelje".
Pakistani ende nuk ka komentuar mbi deklaratën e Misrit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.