Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë në gjendje kritike, pasi një zjarr përfshiu një lokal në një zonë të frekuentuar të Bangkokut.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa persona duke dalë nga objekti, ndërsa flakët e mëdha përhapen nga hyrja e lokalit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Hetimet paraprake nga Departamenti i Parandalimit dhe Zbutjes së Fatkeqësive në Bangkok sugjerojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik në një kondicioner, megjithëse shkaku zyrtar ende nuk është konfirmuar.
Shih pamjet këtu: PAMJE
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LE
SHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.