Edhe pse u paralajmërua të mbahet në orën 19:00, seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së Kosovës, pritet të mbahet rreth orës 21:00.
Klan Kosova mëson se deputetët brenda gjysmë ore pritet të mblidhen në sallën e Kuvendit, për të votuar kabinetin që do të prezantohet nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili tashmë është mandatuar kryeministër.
Paraprakisht, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në përputhje me Kushtetutën, ka caktuar Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re.
Osmani i ka uruar atij suksese në udhëheqjen e qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.