Seancën e jashtëzakonshme të së hënës për zgjedhjen e presidentit, avokati Asdren Bytyqi e cilësoi si proces të pavlefshëm.
Në emisionin “Ora Shtatë”, avokati tha se situata është më shumë një lloj dëshire për show e kryeministrit Albin Kurti, për, siç tha ai, ta vendos në kurth opozitën, transmeton Klankosova.tv.
“Gjithë procesi i votimit mbrëmë vonë është i pavlefshëm, në kuptimin juridik dhe kushtetues. Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka interpretuar dhe sqaruar në mënyrë shumë të qartë dispozitën kushtetuese lidhur me këtë proces që së paku duhet të jenë 80 vota në kuti. Mendoj që ky është më shumë një lloj cirku, dhe një lloj dëshirë për show e Kurti që ndoshta t’i vë në kurth opozitarët që ta dërgojnë lëndën në Kushtetuese për t’u shtyrë edhe pak afati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, tha Bytyqi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=OeJoFsFCqzE
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.