Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton e Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka nisur pas disa orësh shtyrje me kërkesën e avokatëve.
Por, kjo seancë po zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi mediat nuk janë lejuar të hyjnë brenda.
Kështu raporton ekipi i Klan Kosovës që gjendet atje.
Lidhur me rastin ende s'ka ndonjë vendim nga ana e gjyqtarit./ Klankosova.tv
https://klankosova.tv/shtyhet-per-disa-ore-seanca-ndaj-te-dyshuarve-qe-sulmuan-gazmend-muhaxherin/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.