Lajmet e fundit

Në Gjykatën e Apelit sot është mbajtur seanca në lidhje me rastin e vdekjes në aksident të kadetit të policisë, Floridan Shabajt.
Në lidhje me rastin, dy të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit, Artan e Nezir Duraku, të cilët fillimisht ishin dënuar me 15 vjet burgim së bashku, por që më pas Gjykata Supreme e riktheu rastin në rigjykim.
Në janar të këtij viti, Gjykata Themelore në Pejë ua përgjysmoi masën e dënimit, ku Artanit ia zbriti në 6 vjet e 10 muaj, ndërsa Nezir durakut veç 10 muaj.
Si shkak i pakënaqësive, me ankesë të palëve është mbajtur seanca ku familjarët e të ndjerit kanë kërkuar ashpërsimin e dënimit, ndërsa pala e akuzuar zbutjen edhe më.
Trupi gjykues bëri me dije se brenda afatit kohor do të merr vendim nëse do ta respektojë atë të Themelores së Pejës apo do ta ashpërsojë vendimin, derisa nuk përjashtohet fakti që lënda të kthehet krejt në rigjykim.