Regjisori dhe aktori i njohur, Sean Penn në Kanën e së dielës mori në shënjestër administratën e Donald Trump dhe përgjigjen e saj ndaj krizës së Covid-19.
Duke folur në konferencën e mbajtur në nder të premierës së tij të fundit, Flag Dag, një premierë botërore e cila ishte mbajtur të shtunën në mbrëmje, Penn u pyet për punën e tij në kohën e pandemisë.
Ai gjithashtu foli edhe për punën e ndihmave që dha duke asistuar në vendosjen e vendeve ku do bëhej testimi për Covid-19, dhe për përpjekjet e qeverisë Trump, për të cilën regjisori i fashmëm e përshkroi si një "administratë të pahijshme".
Duke parë lajmin gjatë pandemisë, ai tha për Trumpin se me të vërtetë ndjehej ''si dikush me një mitraloz që gjuan njerëzit nga një frëngji në Shtëpinë e Bardhë", raporton Hollywoodreporter, transmeton klankosova.tv.
Ai kishte theksuar rëndësinë e para-blerjes së vaksinave për Covid-19, ndaj të cilave "nuk kishte asnjë përpjekje integriteti nga qeveria derisa administrata Trump u shkarkua".
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.