12.11.2018 · përditësuar para 2802 dite1 min lexim
Woody, Buzz, Jessie dhe pjesëtarët tjerë të ekipit janë rikthyer në trailer-in e parë për filmin e animuar Toy Story 4.
Janë bërë dhjetë vjet që kur fansat e këtij filmi i thanë lamtumirë karakterit të tyre të preferuar Andy, i cili u vendos në një shtëpi të re me Bonnie-n tek Toy Story 3.
Në trailer shihen lodrat e lumtura duke vallëzuar në një rreth, dhe një karakter i ri me emrin Forky.
Toy Story 4 vjen me regji të Josh Cooley, dhe data e publikimit të tij është paraparë më 21 qershor 2019.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.