Jeta e poetit nga Kili, njëkohësisht i shpërblyer me çmimin Nobel për Letërsi, Pablo Neruda, vjen në ekranin e madh në një film të kandiduar për çmimin “Golden Globe”.
Filmi i titulluar “Neruda” paraqet momentet e jetës se poetit kur arratiset nga Kili pasi qe mbështeti rezistencën kundër fashizmit kilian.
Regjisor është Pablo Larrain, ndërsa Gael Garcia Bernal interpreton në rolin e trilluar të inspektorit të policisë, Oscar Peluchonneau, të cilit i caktohet misioni të gjejë Nerudën pas arratisjes nga Kili.
“Filmi flet për dy vite të caktuara të jetës së Nerudës; kur u arratis nga Kili dhe kur më në fund mbërrin në Paris. Gjithçka tregohet nga perspektiva e një personazhi të trilluar, ai që interpretohet nga Gael”, ka thënë Larrain.
Data e publikimit është 16 dhjetor 2016.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.