Lajmet e fundit

Së paku 22 njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar pas dy të shtënave të mërkurën mbrëma në një qendër boulingu dhe një restorant në Lewiston, Maine.
Robert Card, 40, nga Bowdoin, është person interesi dhe duhet të konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, sipas Komisionerit për Siguri të Departamentit të Mainet, Mike Sauschuck, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët e forcave ligjore në Maine i kanë thënë CNN-it që ai është instruktor i certifikuar i armëve dhe anëtar i Rezervave Ushtarake të Amerikës.
Card së fundmi kishte bërë kërcënime në një ndërtesë të Gardës Kombëtare në Saco të Mainet, dhe po ashtu përmenden problemet e tij mendore.