Vullnet Bugaqku nga KDI ka bërë të ditur se vendi me automatizëm do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse sot nuk arrihet zgjedhja e presidentit.
Në emisionin “Kosova Today”, Bugaqku tha se nuk është e nevojshme as ndonjë dekret nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.
“Nuk ka nevojë të ketë dekret. Nëse sot, deri në ora 00:00, nuk ka vendim të Kuvendit për të zgjedhur presidentin në mënyrë legjitime, në mënyrë Kushtetuese, atëherë me automatizëm ne shkojmë në zgjedhje, dhe duhet nga nesër e tutje të caktohet vetëm data e zgjedhjeve, dhe ato data mund të jenë ose 31 marsi, ose 7 qershori”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Kujtojmë se shkuarja direkt në zgjedhje në qoftë se dështon zgjedhja e shefit të shtetit, është paraparë edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
https://www.youtube.com/watch?v=1E5EqgtmUMk
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.