Lajmet e fundit

A e keni menduar ndonjëherë se sa kohë i duhet një fotografi profesional të realizojë një foto të bukur për syrin e publikut?
Cilat janë hapat që duhet të merren përpara publikimit të rezultatit përfundimtar? Çdo gjë nuk është aq e lehtë, dhe këtë e dëshmoi një fotograf brazilian me emrin Gilmar Silva.
Ai i dokumenton të gjitha prapaskenat që ndodhin derisa kapë një fotografi.
Pamja e parë tregon ‘ambientin e punës’ të fotografit dhe e dyta zbulon rezultatin përfundimtar që ndonjëherë është vështirë të besohet.
Qëllimi i projektit të tij është të tregojë jo vetëm për sasinë e photoshopit që hyn këtu, por edh epër të analizuar këndet e drejta dhe teknikat që përdorën për të bërë fotografi perfekte, transmeton Klan Kosova.









