Scooter Braun dhe gruaja e tij Yael thuhet se janë ndarë.
Menaxheri 40 vjeçar i muzikës dhe bashkëshortja e tij kanë vendosur t’i ndajnë rrugët pas shtatë vjetësh të martuar, thonë burime për Page Six, transmeton Klankosova.tv.
Sipas burimeve, Scooter dhe Yael kanë kaluar nëpër një ‘krizë’ gjatë muajve të fundit dhe së fundmi kanë vendosur të ndahen.
“Ata janë miq”, tha një burim, duke shtuar se që tani, ata nuk po planifikojnë të divorcohen.
Scooter dhe Yael filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2013. Ata u martuan më 6 korrik 2014.
Për nder të përvjetorit të shtatë të martesës ditën tjetër, Scooter hyri në Instagram për të ndarë një foto martese për të shënuar rastin.
“Nëse vetëm për fëmijët më ke dhënë gjithçka. Por falë teje unë jam rritur, jam shtyrë të jem versioni më i mirë i vetvetes dhe të vazhdoj të rritem dhe të mësoj. E gjitha ndodhi sepse ti hyre në jetën time. 7 vjet të aventurave sapo kanë filluar. Faleminderit Yae. Unë të dua . Gëzuar përvjetorin”, shkroi Scooter.
Scooter dhe Yael ndajnë tre fëmijë - djemtë Jagger, 6 vjeç, Levi, 4 vjeç dhe vajza Hart, 2 vjeç.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.