Lajmet e fundit

Bastian Schweinsteiger thyen një rekord në këtë Kampionat Evropian.
Mesfushori gjerman edhe pse në ndeshjet e grupit nuk i nisi ndeshjet nga minuta e parë, ka arritur që të lërë gjurmë në minutat që është aktivizuar.
Kapiteni gjerman është futbollisti me më shumë ndeshje nëKampionate Evropiane dhe botërore në gjithë historinë e “pancerave”.
Schweinsteiger ka arritur kuotën e 38-të ndeshje në Kampionate Evropiane dhe ato Botërore, një më shumë se Miroslav Klose.