Lajmet e fundit

Bastian Schweinsteiger ka vendosur të qëndrojë të Manchester United, edhe pse Jose Mourinho e ka kakonsideruar një lojtar të padobishëm.
Mirëpo mesfushori gjerman nuk ka ndërmend të humbasë nga kontrata prej 10 milionë eurosh në sezon deri në vitin 2018. Kështu që ka kërkuar të qëndrojë në Old Trafford për të luftuar për një vend titullari.
Trajneri portugez edhe në të kaluarën ka dalë fitimtar ndaj emrave të mëdhenj që kanë patur një status shumë të rëndësishëm në klubet e tyre si Raul apo Casillas, por Schweinsteiger nuk frikësohet nga sfida.
Ditët e fundit është folur për interesimin e emrave të rëndësishëm në futbollin europian, por mesfushori gjerman nuk dëshiron të transferohet as te PSG, as Juventusi e as te Milano dhe as te Stuttgart.