Lajmet e fundit

Ish-përfaqësuesi i Gjermanisë, Mario Basler ka thënë se Bastian Schweinsteiger dhe Lukas Podolski janë shumë të vjetër për t’u paraqitur në kampionatin evropian, Franca 2016.
Schweini ka probleme me një lëndim në gju dhe nuk pritet që të paraqitet më në këtë sezonë për Manchester United, duke vënë në dyshim pjesëmarrjen në Francë.
“Nuk do ta merrja Bastian Schweinsteiger. Ai nuk është 25 apo 28 vjeç më.”
“Ka pasur disa lëndime përgjatë sezonit. Ekziston rreziku që të lëndohet përsëri.”
“Po ashtu ne kemi lojtarë më të rinj se Podolski në sulmin e përfaqësueses”, ka thënë Basler, transmeton Klan Kosova.