Lajmet e fundit
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë thotë se janë tradita e madhështia e klubit dhe jo menaxheri, janë arsyet e kalimit të tij në Old Trafford.

Bastian Schweinsteiger thotë se Louis Van Gaal nuk ishte faktor qenësor në vendimin e tij për t’u transferuar tek Manchester United.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë kaloi në Old Traffor më 17 milionë euro, në një kontratë tre vjeçare me ‘Djajtë e kuq’.
Schëeinsteiger ka punuar me shefin e United gjatë kohës sa Van Gaal ishte tek Bayern, por thotë se ishte lavdia e klubit ajo që e tërhoqi.
“Natyrisht që e njoh Van Gaalin, ndaj ishte pak më e lehtë”.
“Megjithatë vendimi për transferim nuk ishte për shkak të tij, por për klubi, për Manchester Untiedin”.
“Është klub i madh dhe me traditë”.
Me kalimin e tij tek United, Schweinsteiger u bë gjermani i parë në histori të klubit.