Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Chelsea nuk ka qenë në formën më të mirë që nga kthimi në Bundesliga, por ka shënuar një hat-trick në ndeshjen ndaj Hannover.

Andre Schurrle mendon se hat-trick në fitoren 4-0 ndaj Hannover ka shërbyer si përgjigje për kritikët e tij, që e kanë kritikuar nga kthimi në Bundesliga.
Ish sulmuesi i Chelsea nuk e ka gjetur dot veten në atdhe, por ishte i shkëlqyeshëm ndaj Hannover.
“Shumë është shkruar dhe thënë, por mendoj që e kam dhënë përgjigjen e duhur.
“Kjo gjë më motivon, por është më me rëndësi që morëm tre pikët”.
“Duam që të shohim si do të vazhdojnë gjërat. Duket se do të jetë mirë”.