Lajmet e fundit

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka kërkuar që fitimet nga asetet e ngrira ruse të përdoren për ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Ai tha se shpresonte që liderët të bien dakord për këtë çështje, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“Këto para së gjithash duhet të përdoren për të blerë armë dhe municione që Ukraina ka nevojë për të mbrojtur veten”.
"Jam shumë i sigurt se ne po i dërgojmë një sinjal shumë të qartë Putinit. Ai ka bërë një llogaritje të gabuar nëse beson se ne nuk jemi në gjendje të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme”, është shprehur Scholz.