Lajmet e fundit

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Në njoftimin e Qeverisë së Gjermanisë, thuhet se temë e diskutimit ishte edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Scholz tha se shteti gjerman ofron mbështetje të vazhdueshme në këtë proces.
"Ai gjithashtu sqaroi angazhimet e Serbisë për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit", thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv
Të dy edhe Scholz edhe Vuçiq, ranë dakord për ta vazhduar bashkëpunimin mes dy vendeve.
"Kancelari dhe presidenti serb shkëmbyen mendime për statusin e marrëdhënieve dypalëshe dhe nënvizuan interesin e tyre të përbashkët për bashkëpunim konstruktiv dhe të orientuar drejt rezultateve", thuhet tutje në njoftim.