Lajmet e fundit

Sulmuesi Wayne Rooney do të largohet nga Manchester United, nëse nuk kthehet në formacionin titullar të Jose Mourinho.
Këtë e ka thënë legjenda e këtij klubi, Paul Scholes, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
Kapiteni i United duket i shqetësuar për ndryshimet në formacion këtë sezonë, duke filluar në vetëm tetë takime në Premier League.
“Nëse kjo formë e brengos, nuk mund ta shohë atë të qëndrojë edhe për dy vjet”, ka thënë Scholes.
“Ndoshta do ta rishikojë këtë në fund të sezonit, nëse do të qëndrojë apo të largohet nga klubi”.
“Nuk e shoh atë si një lojtar që e pranon të mos luajë. Ai do për çdo javë të jetë në ekip”, ka theksuar Scholes.
Për të mosinkuadrimi i Rooney nëpër ndeshje paraqet frustrim për të tjerët./Klan Kosova/