Lajmet e fundit

Ish lojtari i Manchester United Paul Scholes, i ka kërkuar Paul Pogbas që të qëndrojë i thjeshtë e të mos mundohet ta kopjojë Messin e Barcelonës.
Francezi ka pasur një fillim të vështirë në Manchester United pas transferim rekord nga Juventus, dhe është përballë më shumë kritika gjatë javëve të fundit.
Scholes beson se Pogba po përpiqet shumë që të tregohet ndryshe dhe e ka këshilluar mesfushorin që të fokusohet në pjesën e tij të lojës, që e bëri të dallohet gjatë kohës sa ishte në Serie A.
“Pogba duket të jetë në të gjitha vendet në të njëjtën kohë. Mendoj se ai po mundohet të tregohet pak si shumë”, ka thënë Scholes për BT Sport, pas humbjes që Manchester United pësoi nga Feyenoord në Europa Ligë, transmeton Klan Kosova.