Lajmet e fundit

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes është shprehur i pakënaqur me barazimin 0:0 me Newcastle United.
Ai ka thënë se nëse United dëshiron që të fitojë titullin e Preimer League, atëherë duhet të fitojë ndeshje të tilla si kjo.
“Newcastle në shtëpi, duhet për t’i mposhtur ata dhe ndeshjet të tilla si kjo duhet të fitohen”, ka thënë Scholes.
Ai ka thënë se Krul ishte shumë i mirë në portën e Newcastle, por që ka mundur të bëhet edhe më shumë që ai të mposhtet.