Lajmet e fundit
Legjenda e Manchester Unitedit ka kritikuar ish-skuadrën e tij për paraqitjen ndaj CSKA Moskës.

Paul Scholes ka thënë se Manchester Unitedi nuk po tregon kualitet megjithëse është përforcuar goxha gjatë afatit kalimtar.
Djajtë e kuq nuk arritën më shumë se një barazim në Rusi ndaj CSKA Moskës, në kuadër të xhiros së tretë të Ligës së Kampionëve.
Kjo nuk i ka shpëtuar gjykimit të njërit nga mesfushorëve më të mirë në botë, Paul Scholes.
“Manchester Unitedi nuk ka cilësi, nuk ka lëvizje as vrapim të lojtarëve”.
“Nuk mund të them se kjo është mënyra se si luhet futbolli”.
"Mesfushorët duhet të vrapojnë dhe të pasojnë për sulmuesit, por nuk po e bëjnë këtë gjë".