Lajmet e fundit
Manchester Unitedi nuk është më shumë se një skuadër mesatare që e meritoi eliminimin nga Liga e Kampionëve, thonë legjendat e klubit Paul Scholes dhe Rio Ferdinand.

Pas një ndeshje përgjithësisht të dobët, Manchester Unitedi u mposht 3-2 nga Wolfsburgu, të martën, duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Skuadra e udhëhequr nga Lois van Gaal ka qenë jokonsistente dhe, megjithëse Scholes ka pasur pak simpati për lojën deri tani, pas përballjes me skuadrën gjermane ai është krejtësisht i dëshpëruar.
“Van Gaali do të jetë nën presion”.
“Ai do të flasë për lëndimet dhe situtatën e përgjithshme. Duhet thënë që lojtarët e rinj treguan lojë të mirë. Ishte ndeshje interesante”.
“Por Unitedi dukej si skuadër mesatare dhe me një të tillë rezultatet s’mund të jenë veç të atij niveli”.
Ferdinand nga ana e tij ka thënë: “Në këtë nivel duhet të mbrohesh, ndryshe ndëshkohesh. Kjo gjë ndodhi sot”.