Lajmet e fundit

Mesfushori i Manchester Unitedit, Morgan Schneiderlin është shprehur se Blaise Matuidi ndonëse nuk është ylli kryesor i skuadrës është futbollisti më i rëndësishëm në PSG.
“Matuidi është aq lojtar i mirë. Ai ndoshta nuk është ylli më i madh i PSG’së, por për mendimin tim ai është lojtari më i rëndësishëm i skuadrës”ka thënë Schneiderlin për L’Equipe, transmeton Klan Kosova.
“Nuk jam i befasuar nga paraqitja e tij, sepse e njoh mirë atë dhe e di se çfarë është në gjendje të bëj ai”.
Matuidi në ndeshjen e fundit të Francës ka shënuar dy supergola kundër Serbisë.