Lajmet e fundit

Morgan Schneiderlin i ka dhënë fund aventurës së tij me Manchester United, duke kompletuar kalimin në rivalin nga Premier League, Everton.
Mesfushori francez e kishte të pamundur ta “thyente murin” me Jose Mourinhon, kështu që zgjodhi largimin.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka falënderuar gjithë tifozët e United për kohën që ka kaluar në Old Trafford, duke iu dëshiruar suksese në të ardhmen.
“Everton është një klub me histori në futbollin anglez. Çdoherë më ka pëlqyer atmosfera në këtë stadium”, kanë qenë fjalët e para të Schneiderlin si lojtar i Everton./Klan Kosova/