Lajmet e fundit
Kapiteni i Anglisë ka marrë mbështetje nga legjenda daneze.

Peter Schmeichel e ka mbrojtur sulmuesin Wayne Rooney që e cilëson të nënvlerësuar kontribuin e anglezit.
Danezi, pesë herë fitues i ligës me Untiedin, ka nuk mendon se Rooney është duke kaluar nëpër një krizë.
“Unë mendoj se shumë nuk e shohin kontribuin e Rooneyt për skuadrën”.
“Wayne s’është aspak vetjak, u jep hapësirë të gjithëve dhe krijon raste për të gjithë. Ai është lider”.
“Rooney e ka marrë shiritin e kapitenit dhe bashkë me të një numër përgjegjësish. Nuk mendoj se ai është duke kaluar nëpër një krizë”.
“Ai nuk ka shënuar gola, por derisa këtë e bëjnë të tjerët kjo nuk paraqet problem”.