Lajmet e fundit
Ish gardiani i Danimarkës e kupton dëshirën e spanjollit për t’u kthyer në atdhe, por shpreson se ai nuk do të largohet nga Old Trafford.

Peter Schmeichel i ka bërë thirrje David de Geas që të nënshkruajë kontratë të re me klubin, pasi transferi i tij tek Real Madridi nuk duket afër realizimit.
Van Gaal insiston se De Gea nuk do të shitet këtë afat kalimtar dhe do t’a përmbyllë kontratën e tij me ‘Djajtë’.
Schmeichel është i ngopur me situatën dhe zhvillimet rreth saj, ndërsa i ka kërkuar 24 vjeçarit të mos largohet.
“Shpresoj që ai nuk do të largohet – të gjendet një zgjidhje në ditët në vijim”.
“Do të doja që ai të ardhmen të e lidhë me Manchester Unitedin, sepse ka shkëlqyer dy sezonet e fundit”.