Lajmet e fundit

Krahasimet mes Lionel Messit dhe Diego Maradonas janë të pashmangshme në Argjentinë dhe nuk mund t'i shpëtojë as trajneri i kombëtares.
Megjithatë, Lionel Scaloni ka thënë, se ai do të zgjidhte yllin e tij aktual mbi fituesin e Kupës së Botës 1986, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur në një intervistë në 'El Partidazo' në Cadena COPE, trajneri foli për kohën e tij në krye të Argjentinës dhe zbuloi preferencën e tij për Messin ndaj Maradonës.
“Nëse më duhet të zgjedh një [nga Messi dhe Maradona], do të zgjedh Leon, pasi kam diçka të veçantë me të”, tha Scaloni.
“Ai është më i miri i të gjitha kohërave, edhe pse Maradona ishte gjithashtu fantastik".
"Të stërvitësh Messin nuk është e vështirë. Teknikisht, nuk mund ta korrigjosh atë, por mundesh me situata të caktuara që kanë të bëjnë me presing ose mund t'i shpjegosh një metodë sulmi".