Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i skuadrës katalunase Javier Saviola ka treguar se si e ka bllokuar presionin gjatë kohës së tij në Camp Nou

Javier Saviola ka thënë se ai mund të mos guxonte ta linte dhomën e zhveshjes nëse do të mendonte për presionin e madh të të qenit lojtar i Barcelonës.
Si 19 vjecar, Saviola kaloi tek Barca nga River Plate për 18 milionë euro, duke arritur të shënoijë 21 gola në të gjitha garat gjatë edicionit debutues.
Argjentinasi vazhdoi të ishte i mirë para golit edhe në vazhdim, por e gjeti të ngushtuar hapësirën për skuadrën e parë, ndaj u huauza tek Monaco, para se të transferohej tek Real Madrid më 2007.
"Isha shumë i ri. Nuk besoj se e kam kuptuar ku po shkoja".
"Nuk kam arritur ta kuptoj se si nëj skuadër aq e madhe po shpenzonte aq shumë për mua".
"Kam fituar shumë nga fakti që kurrë nuk e kam bërë presionin pjesë timen. Ndoshta nëse do të mendoja për paratë apo stadiumin plot, apo se isha pjesë e një skuadre të madhë do të ishte ndryshe".